Dy prokurorë kanë dorëzuar brenda afatit aplikimin për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas thirrjes së Prokurorisë së Përgjithshme.
Ata janë Vladimir Mara, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe Esmeralda Keshi e Prokurorisë së Dibrës.
Nga vlerësimi që u është bërë dosjeve të tyre, ka rezultuar se dokumentacioni përmbush të gjitha kriteret e kërkuara.
Në një njoftim për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se prokurorët Vladimir Mara dhe Esmeralda Keshi plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Thirrja për anëtarë në KLP u shpall pas vendit të lënë bosh nga prokurori Gentjan Osmani, i cili u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në kuadër të Vettingut.
/a.r