Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, tha se është e gabuar që Amazona të quhet pjesë e trashëgimisë së njerëzimit dhe akuzoi disa vende se po silleshin si kolonizatorë kundrejt Brazilit.
“Në vend që të na ndihmojnë, disa shtete, mbi bazën e gënjeshtrave të medieve, sillen pa respekt dhe si kolonizatorë, duke sulmuar sovranitetin tonë”, tha presidenti brazilian nga platforma e OKB-së.
Ai nuk përmendi shtete në veçanti, por e cilësoi si absurd propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të krijuar një status ndërkombëtar për mbrojtjen e Amazonës.
/a.r