Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u rikthye sot në Spitalin e Traumës, në Tiranë për të falënderuar profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali, në ndihmë të qytetarëve të lënduar nga tërmeti.
Manastirliu u shpreh se “edhe këtë herë, si kurdoherë, ia kanë dalë të jenë në lartësinë e detyrës”.
“Rikthehem në spitalin e Traumës për të falënderuar nga zemra secilin prej mjekëve dhe infermierëve, jo vetëm të repartit të Urgjencës, por të gjithë ekipit mjekësor të spitalit Universitar të Traumës për profesionalizmin, përkushtimin, ndjenjën e lartë të humanizmit në ndihmë të qytetarëve të lënduar nga tërmeti”-, theksoi Manastirliu.
Ministrja Manastirliu tha se “edhe këtë herë, si kurdoherë, ja kanë dalë të jenë në lartësinë e detyrës”.
/a.r