Pesë persona, mes tyre tre shqiptarë, janë arrestuar në Itali si pjesë e një rrjeti trafikantësh droge.
Ndalimi i tyre u bë në Perugia, teksa autoritetet thonë se ky grup ishte i specializuar në tregtimin ndërkombëtar të drogës.
Ata trafikonin heroinë, kokainë, hashash, opium dhe droga sintetike. Media italiane “Ansa” shkruan se operacioni u iniciua duke monitoruar lëvizjet e një italiani në Perugia, i cili sapo u kthye nga Maroku u arrestua me një ngarkesë të madhe hashashi, ndërsa në shtëpi policia gjeti opiumin, kokainë dhe ketaminë të lëngshme.
Hetuesit kanë dokumentuar 97 raste të tregtimit të drogës dhe u gjetën mbi 3 kilogramë hashash, 600 gram heroinë, si edhe sasi kokaine dhe opiumi.
/a.r