Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një dalje për mediat bëri një panoramë të situatës në vend pas stuhisë së reshjeve që nisi prej ditës së hënë.
Xhaçka tha se në qarkun e Tiranës, në 105 banesa ka prezencë uji, kryesisht në Kamëz. Situata pritet të normalizohet.
Në Fushë Krujë kemi pasur situatën më problematike, jo vetëm nga reshjet por edhe vërshimi i ujit.
Në bashkinë Lezhë situata është stabilizuar. Në Kurbin situata është më problematike. Ka 350 ha tokë nën ujë.
Në Shkodër nuk ka probleme. Ministrja tha se situata është nën kontroll dhe parashikimet e motit flasin për uljen e intensitetit të reshjeve.
“Testuam Mbrojtjen Civile. Përmbytjet kanë sjellë fluks të madh uji. Institucionet kanë koordinuar punët për të përmirësuar situatën. OSHEE ka punuar gjatë gjithë natës, për të rregulluar disa shtylla. Banorët që janë prekur, institucionet iu janë gjendur pranë. Në qarkun e Tiranës, 105 banesa janë përmbytur. Edhe bluzat e bardha kanë bërë punë të mirë.
Situata pritet të normalizohet. Probleme kishte në Kamzë. Edhe në Fushë Krujë kemi pasur probleme, për shkak se në këtë zonë, disa zona administrative ka vërshime më të larta. Aktualisht ka 10 familje në Larushë dhe 8 familje në Bubq ka probleme. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka rreziuar banesat e ndërtuara pranë lumit. Në Lezhë, situata është normalizuar pasi kishte përmbytje në lagjen besëlidhje. Probleme ka pasur edhe në Laç. Në qarkun Shkodër, pavarësisht reshjeve të dendura, në 5 bashkitë nuk ka probleme. Problemet janë të kufizuara. Situata është thuajse e tejkaluar, por ne do jemi pranë gjithnjë të qytetarëve”, deklaroi Xhaçka.
g.kosovari