Nëse tërmetet apo intensitetin e reshjeve njerëzit nuk e kontrollojnë dot, së paku ata mund të përkujdesen për mjedisin duke mos u bërë vetë shkaktarë të rëndimit të gjendjes në situata të tilla.
Sikurse mund të shihni edhe nga kjo video e publikuar nga kryebashkiaku Veliaj në teitter, qytetarë të papërgjegjshëm kanë bllokuar pusetat e shiut duke hedhur brenda zgarës goma makina. Një veprim i tillë do të sillte jo vetëm përmbytjen e rrugës, por edhe të banesave përreth.
“Kollaj me mallkuar shtetin a zotin, apo me skërmitje hienash politike. Por, le të shohim ç’i bëjmë vetë qytetit e natyrës me ndotje, zaptime e plehra kudo apo si kjo video…gomë makine në zgarë shiu! Kombet e emancipuara reflektojnë! Ka ardhur koha të reflektojmë dhe ne”, shkruan Veliaj.
Kollaj me mallku shtetin a zotin, apo me skermitje hienash politike 😏
Por, le te shohim ç’i bejme vete qytetit e natyres me ndotje, zaptime, e plehra kudo apo si kjo video…gome makine ne zgare shiu! 🤦🏻♂️
Kombet e emancipuara reflektojne! Ka ardh koha te reflektojme dhe ne! 😔 pic.twitter.com/ZpTXvuahQ3
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) September 24, 2019
Mbetjen urbane apo inertet, prerja pa kriter e pyjeve, gërryerja e shtretërve të lumenjve, djegia e gomave, gërryerja e maleve, ndërtimet e pakontrolluara, etj, janë vetëm disa prej ndikimeve të ndodhura mbi mjedis. Shpesh njeriu nuk e kupton se ajo çfarë e rrethon ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetës. Për rrjedhojë, ai tenton të bëhet indiferent ndaj çështjeve të mjedisit, deri në momentin që natyra reagon ashpër.
g.kosovari