SPECIALE JAVANEWS/ Emigracioni po kthehet në modë apo po përbën një protestë masive pakënaqësie në heshtje? Duket se femonomeni i largimit nga vendi i ka të dyja anët e medaljes, por theksi mësë shumti po vihet tek fryma e pakënaqësis që gjithnjë e më shumë po kanë qytetarët, jo vetëm për situatën e rëndë ekonomike në vend, por edhe në mënyrën sesi po bëhet politika, e cila vijon të jetë shumë agresive dhe mjaft stresuese. Kjo ka krijuar një mjedis gjithnjë e më shumë traumatizues jo vetëm për qytetarët, por edhe një klimë aspak të shëndetshme për të rritur fëmijët normalisht në këtë vend. Aplikimet për Llotarinë Amerikane zbulojnë disa prej të vërteta mjaft të hidhura për realitetin shqiptarë.
Mësohet se ka një bum aplikimesh gjatë këtij muaji të qytetarëve për Llotarinë Amerikane, një shifër kjo gati dyfish krahasuar me një vit më parë. Javaneës bëri një sondazh në disa dyqane studiosh fotografike në Tiranë ku rezulton se, thuajse gati çdo ditë në këto studio paraqiten mesatarashit mbi 110 persona për të bërë fotografi. Duke qenë se aplikimet janë online, dyqanet e studiove fotografike mbeten të vetmet pika ku mund të testohet fluksi aplikimeve. Kjo për faktin e thjeshtë sepse personat që aplikojnë e kanë të vështirë që të formatizojnë fotografitë sipas përmasave që kërkohen. “Çdo ditë e më shumë në studiot tona vinë të rinj e të reja, prindër sëbashku me fëmijët, por edhe mosha mbi 50 vjeç, që kërkojnë t’u bëhet fotografi për Llotarinë Amerikane. Krahasuar me një vit më parë fluksi është gati dy herë më shumë”, shprehet për Javaneës M. Mehmeti punonjës i një prej këtyre studiove.
Ndërsa Arta një punjëse tjetër e këtyre studiove citon dhe disa prej opinioneve të personave që bëjne fotografi ku të parat ata rendisin kushtet ekonomike dhe nga ana tjetër frymën gjithnjë e më negative për mënyrën sesi bëhet politika në vend. “Për momentin fotot për Llotarinë Amerikane janë i vetmi burim i kënaqshëm fitimi. Ka vërtetë shumë. Sheh prindër që vinë së bashku me fëmijët. Është vërtetë një situatë që të krijon një gjendje jopozitive kur sheh sesa shumë njerëz duan të ikin”, komenton Arta. Të njëjtat vlerësime japin edhe disa dyqane të tjera fotografike si për fluksin ashtu edhe për shkaqet e këtij bumi aplikimesh për Llotarinë Amerikane.
E njëjta tendencë vihet re edhe në qytete të tjera të vendit. Fakti që shumë vende europiane ua kanë mbyllur derën shqiptarëve për të emigruar, duket se ka bërë që ata ta shohin shpresën e tyre drejt “tokës së premtuar”. Ajo që del në pah nga ky fluks tepër i lartë aplikimesh është fakti se ky fenomen nuk është më një zgjedhje personale, por një përpjekje për një zgjidhje të detyruar. Ky vend duket se po boshatiset me shpejtësi. (javanews.al / Me. Ar)