Gjykata Supreme Britanike shpalli sot të paligjshëm vendimin e Johnson për pezullimin e Parlamentit.
Aktgjykimi u mor unanimisht nga kolegji i 11 gjyqtarëve.
Për Gjykatën “Parlamenti duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosë për hapat e ardhshëm”.
Në aktgjykim shkruhet se pezullimi i zgjatur i Parlamentit është “i paligjshëm, i pavlefshëm”.
Gjykata vendosi, duke u dhënë mundësinë dhomës së Komuneve dhe Lordëve fuqinë për të rivendosur funksionimin e tyre në mbrojtje të sovranitetit dhe fuqive parlamentare të kontrollit.
Duke dhënë përfundimet e saj, presidentja e Gjykatës Supreme, Lady Hale, tha: “Efekti në themelet e demokracisë sonë ishte ekstrem”.
Ajo shtoi: “Vendimi për të këshilluar Madhërinë e saj për të pezulluar parlamentin ishte i kundërligjshëm, sepse ai kishte efektin e frustrimit ose parandalimit të aftësisë së Parlamentit për të kryer funksionet e tij kushtetuese pa arsyetim të arsyeshëm.”
Parlamenti britanik mbylli dyert për 5 javë, apo thënë ndryshe deri më 14 tetor
Zyrtarizimi erdhi nga “Downing Street”, që konfirmoi edhe njëherë qëllimin e kryeministrit, Boris Johnson për të mos kërkuar një shtyrje të re për Brexit.
Por vendimi i qeverisë Britanike për të pezulluar punimet në Dhomën e Komunëve, shtoi dhe më tepër kaosin. Kundër tij doli kryetari i Parlamentit, John Bercow, i cili njoftoi dorëheqjen nga posti i tij.
Parlamenti u pezullua vetëm disa ditë para se deputetët të ktheheshin në punë në shtator dhe vetëm disa javë përpara afatit të Brexit.
E gjithë kjo do të thotë që deputetët do të kenë më pak kohë për miratimin e ligjeve për ndalimin e daljes së vendit nga BE pa marrëveshje të Brexit.
/l.m