Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.
Por, në hyrje të hotelit në Nju Jork, Rama është ndeshur me një surprizë të veccantë. Tre femra, menaxhere të hotelit, i flasin në gjuhën shqipe dhe i kërkojnë një foto kryeministrit.
“Vjen robi nga Shqipëria në hotel në Nju Jork dhe mu tek dera, ça gjen? Tre menaxhere nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që i thonë shqip: ‘A e bajm nji foto?” shkruan Rama në Facebook. /l.m