Situata të Shkëmbi i Kavajës vijon të jetë alarmante, pasi vazhdojnë të bien masive shkëmborësh në rrugë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8. “News24” ishte te Shkëmbi i Kavajës, ku tregoi edhe dëmet në zonë që janë të konsiderueshme.
Duke folur për mikrofonin e “News24”, banorët kanë thënë se ndonëse zona është ndërtuar së fundi, në dhjetëvjeçarin e fundit, pasojat e tërmetit kanë qenë të mëdha, jo vetëm për shkak të fuqisë së madhe të lëkundjes, por edhe për arsye se ndërtimet nuk kanë qenë cilësore.
Ndërkohë, banorët vijojnë të jenë në panik nga Shkëmbi i Kavajës, prej të cilit vijojnë të shkëputen masive gurës, duke rrezikuar jetën e tyre.
I pyetur nga gazetari Stafa, një banor i zonës tha se gurët vijojnë të bien çdo ditë, pas tërmetit, dhe se shkëmbi ka qëndruar vetëm se nuk ka pasur lagështirë.
“Shkëmbi ka qëndruar vetën se nuk ka pasur lagështirë, por çdo ditë vazhdon të bie, që pas rënies së tërmetit. Edhe pallati ku jetojmë ne është i carë nga kati i parë deri në të nëntin. Është pranë shkëmbit. Asnjë nuk ka ardhur që të interesohet për këtë punë”, tha banori.
Si e përjetuat tërmetin?
Kur ra tërmeti të gjithë njerëzit dolën jashtë. Edhe mbrëmë ishin jashtë, se është me frikë të jesh brenda. Mbrëmë ishte frika e asaj se mos bie tërmet i fortë.
Çfarë kërkoni?
Është shumë e frikshme të jetohet në këtë pallat, pasi ka marrë çarje nga poshtë deri lart. Ne i themi qeverisë të vijë e të marrë masa për atë pallat, të shohë gjendjen si është.
g.kosovari