Ditën e djeshme gjatë rubrikës ‘Shihemi në gjyq’ jurista e njohur Eni Çobani ka humbur për një çast durimin me dy zonjat që ishin të thirrura në emision.
Sonila që ishte njera nga të ftuaret në emision bashkëjetonte prej 23 vitesh me një burrë të martuar me të cilin kishte edhe një djalë.
Ajo kishte ardhur për t’u përballur me bashkëshorten e partnerit të saj dhe vajzën e tyre, Denisën.
Sonila kërkonte nga partneri atësinë e djalit, mirëpo situata në studio është agravuar dhe Eni Çobani s’e ka përmbajtur dot veten, duke i thërritur zonjave.
“Ju kam dëgjuar shumë, paskam qenë shumë e duruar, të lutem shumë! Po të zihesh për një burrë, po s’ia vlen moj zonjë! Po nuk zihet njeriu për një burrë! Po ç’e do atë burrë moj aman! Po s’duhet ai burrë moj! O Sonila, po s’ke ç’e do atë burrë moj!”
Video e juristes po bën xhiron në rrjetit, ndërsa vetë znj. Eni e ka ndarë me ndjekësit në Instagram këtë rast, duke shkruar krahas postimit:
“Kam lexuar çdo mesazh, kam percjell çdo mendim dhe opinion te secilit prej jush qe ndjete dhe shkruajtet ashtu siç menduat dhe une respektoj mendimin e gjithsecilit prej jush te njohur apo te panjohur prej meje ju jeni te gjithe miqte e mi.
Tani dua tju them vetem dicka te dalesh ne publik dhe ta besh jeten tende nje objekt bisede te cdokujt nuk eshte e lehte keshtu qe ne radhe te pare te frenohemi kur fyejme protagonistet dhe per me teper mendimet mbi jeten e tyre dhe veshtiresite qe ato kane kaluar ne skemi asnje te drejte qe ti denigrojme.Ju lutem kush shan dhe fyen patjeter qe do fshihet eshte i respektuar kushdo qe jep nje opinion si ta shendoshim dhe zgjidhim situaten.Faleminderit per mirkuptimin!” /l.m
© SYRI.net