Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper paralajmëroi se vendi i tij, me kërkesë të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), do të vendosë forca ushtarake në Gji për ofrimin e mbështetjes në mbrojtjen kundërajrore.
Pas mbledhjes së sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë lidhur me sulmin ndaj rafinerive saudite të naftës ”Aramco”, Esper tha se ”sulmi mbi rafineritë saudite në mënyrë dramatike ka rritur tensionet në rajon.
”Arabia Saudite ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për shkak të mbrojtjes së infrastrukturës së saj kritike”, theksoi ai.
”EBA po ashtu ka kërkuar ndihmë. Me kërkesë të Mbretërisë për mbështetje, presidenti Donald Trump ka aprovuar zhvendosjen e forcave amerikane në rajon, veçmas në kontekst të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Po ashtu do të përshpejtojmë dërgesën e pajisjeve në Arabinë Saudite dhe EBA për të përmirësuar aftësinë e tyre mbrojtëse”, tha Esper.
/a.r