Bashkia e Krujës do të ofrojë bonus qiraje për familjet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i djeshëm në fshatin Mafsheq të njësisë Cudhi në Krujë.
Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë së Krujës, Florind Cerhozi, gjatë inspektimit të banesave të këtij fshati i kërkoi kryefamiljarëve të lëvizin nga shtëpitë e dëmtuara, ndërsa bashkia merr përsipër që të mbulojë qiratë e banesave ku do të strehohen.
Kruja është një ndër bashkitë që është prekur nga tërmeti i ditës së djeshme. Fatmirësisht, nuk ka asnjë të lënduar dhe asnjë nga shkollat ose qendrat shëndetësore nuk është prekur.
/a.r