Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka deklaruar se dëmet nga tërmeti kanë qenë shumë të mëdha, teksa ka njoftuar se është hapur një llogari bankare, ku të gjithë persona që dëshirojnë dhe kanë mundësi mund të kontribuojnë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.
“Fatmirësisht lëkundjet e tërmetit nuk shkaktuan dëme në njerëz. Por shkaktuan dëme materiale.
Në këtë periudhë të vështirë duhet angazhim dhe solidaritet nga të gjithë dhe për këtë kemi vënë në dispozicion llogari bankare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.
Kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë duke përdorur numrat e llogarisë”, tha Xhaçka.
Banka Credins
IBAN në ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001
IBAN në EUR : AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003
IBAN në USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002
Llogari bankare për t’i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti ka edhe në të gjitha bankat e tjera të nivelit të dytë.