Fushë Kruja u trondit mbrëmjen e së shtunës nga një atentat me armë. Një grua humbi jetën ndërsa i plagosur mbeti nipi i saj.
Viktima është Shpresa Basha, 50-vjeçe dhe i plagosur është 28-vjeçari Mariglen Haka. Ngjarja ndodhi rreth orës 23 në oborrin e banesës së të riut, i cili dyshohet se ka qenë në shënjestër të atentatit. Ndaj tyre u qëllua me breshëri armësh nga persona të paidentifikuar.
Të dy hallë e nip mbërritën të plagosur në spitalin, por gruaja nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Ky është momenti kur të plagosurit kanë mbërritur në Spitalin e Traumës në kryeqytet. I plagosuri Mariglen ose Marklen Haka është një emër i njohur për policinë.
Ai njihet si një prej “të fortëve” të Fushë–Krujës. 28-vjeçari u arrestua në Shtator të vitit 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Ai u prangos për armëmbajtje pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike. Policia dyshon se shkak i ngjarjes janë konflikte të vjetra të fisit Haka. Burime nga grupi hetimor thanë se disa persona janë marrë në pyetje, por pa mundur dot të hedhin dritë mbi autorët e atentatit.
/a.r