Menjëherë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, ushtria, prefektët dhe policia janë vendosur në qytetin e Durrësit dhe kanë nisur punën për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter.
Ndërkohë, ushtria ka zbritur në stadiumin “Niko Dovana” dhe po punon për të ngritur çadra brenda stadiumit, ku do të mund të qëndrojnë të gjithë qytetarët, që ju janë dëmtuar banesat nga tërmeti. Në stadium do të vendosen edhe shtretër për qytetarët. /l.m