Edi Rama është zhvendosur në Durrës për të parë nga afër situatën pas tërmetit, ndërsa ka ndarë edhe grupet e punës vetë, ku bëjnë pjesë ministra dhe deputetë.
‘Nuk ka vend për panik, njerëzit duhet të jenë sa më të qetë. Kush ka shqetësim dhe ndjen pasiguri ka në dispozicion 700 shtretër në dy strukturat e ministrisë së Mbrojtjes dhe Brendshme te kavaleshenca. Po bëhet gati struktura te stadiumi për cdo rast nevoje për të qenë jashtë mureve të shtëpisë dhe kaq është e mjaftueshme për ditën e sotme. Disa nga mediat janë fokusuar te alarmi dhe ca se jo të gjithë janë para TV për të ndjekur shqetësimet, prandaj kontakti i drejtpërdrejt është i paçmueshëm” tha ai.