Ka përfunduar në spital pedagogu Denis Himçi, i cili u denoncua nëpërmjet një video, ndërsa i kërkonte favore seksuale një studenteje, në këmbim të notës.
Mësohet se ai është dërguar në spital gjatë natës, pasi eshte ndjere keq ne paraburgim, si shkak i problemave me tensionin, ndërsa kanë qenë efektivët që e kanë shoqëruar në spital.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se pedagogu ka kaluar parainfarkt.
Ai u vu në pranga pas transmetimit të një kamere të fshehtë në emisionin investigativ Stop, teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim që ta kalonte në lëndën e tij, por edhe të ndikonte tek kolegët e tjerë që vajza të kalonte provimet e mbartura.
g.kosovari