Jorida Tabaku, një ndër funksionaret e larta të Partisë Demokratike, ka reaguar pas dorëheqjes së Sonila Qatos, drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Sipas Tabakut, ajo u shkarkua nga Rama, pak orë para se të jepet vendimi për Tahirin, për shkak të përplasjeve brenda PS-së.
“Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtoreshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Një dorëheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!”, theksoi Tabaku.
“Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!”
Ish-deputetja demokrate shton se “asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!’
“Partia Demokratike, – theksoi Jorida Tabaku, “do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.’
/a.r