Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas të shpallur në kërkim për “Mashtrim”.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.Z., 30 vjeç, banues në Berat.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
30-vjeçari në Qershor të 2019-ës i ka marë me anë të mashtrimit një sasi parash shtetasit me inicale P.B.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
Fier/ Njoftimi i policisë:
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Mashtrim”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Policinë Berat, kapën dhe ndaluan shtetasin:
A.Z., 30 vjeç, banues në Berat.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
30-vjeçari në Qershor 2019 i ka marë me anë të mashtrimit një sasi parash shtetasit P.B.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale. /l.m