Mirditë-Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Shendellia”, sekuestrohen 424 kg lëndë narkotike, ndërsa arrestohet pronari i banesës ku u gjet lënda narkotike.
Shpallen në kërkim dy vëllezër si poseduesit e lëndës narkotike, njëri prej tyre Administrator i Njësisë Administrative Kaçinar Bashkia Mirditë.
Me datë 20.10.2015, Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë pas një pune disa javore , kanë finalizuar me sukses operacionin policor të Koduar “ Shendellia” ku si rezultat i tij u bë i mundur arrestimi i shtetasit :
Simon Beqiri, 64 vjeç, banues në Lezhë
Si dhe u shpallen në kërkim shtetasit (vëllezër)
Petro (Petrit) Doda (Bardhi) , 43 vjeç, aktualisht banues në fshatin Shendelli Sarande. Me detyre administrator në njesine administrative Kacinar Bashkia Mirdite, i dënuar më parë për vepren penale “Dhenie ndihme per kalim te paligjshem te Kufirit”
Florian(Fran) Bardhi, 50 vjeç, aktualisht banues në fshatin Shendelli Sarande .
Ndalimi dhe shpallja ne kërkim e tyre u bë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesen në pronësi të shtetasit Simon Beqiri që ndodhet në fshatin Simon, të njësisë administrative Kacinar/Mirditë u gjeten dhe u sekuestruan sasia prej 424 Kilogramë lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike Canabis – Sativa e cila ishte në gjendje të tharë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se kjo sasi lënde narkotike po përgatitej për ambalazhim, dhe trafikimi i përkiste dy vëllezërve Petro Doda dhe Florian Bardhi të cilët duke përfituar nga njohja e mirë e terrenit mundën të largohen dhe ti shpëtonin kapjes nga ana e Policisë.
Dy vëllezërit në fshatin Simon – Kacinar kanë jetuar përpara disa vitesh dhe aktualisht janë me banim në fshatin Xarre Sarande ku dhe lënda narkotike do të trafikohej në drejtim të Greqisë.
U sekuestruan në cilësinë e proves materiale :
Ø Sasia e lendes narkotike
Ø Një peshore elektronike qe sherbente per peshimin e lendes narkotike
Ø Thase plastik qe do te sherbenin per paketimin
Ø Pasaporte biometrike ne emer te Florian Bardhi
Ø Dokumentacioni i automjetit me targe AA 519 JZ
Ø si dhe pajise te tjera te gjetura ne banese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.