‘Nëse nuk arrijmë që të fitojmë betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor atëherë do të largohem nga parlamenti dhe nga vendi. Nëse ky sistem do të bëhej i drejtë nuk përjashtoj krijimin e një lëvizje të re politike“.
Kështu deklaroi deputeti opozitar Ralf Gjoni mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin Repolitix.
Ndërkohë që për Paskal Milon nuk ka shpresë që të ndryshojë sistemi, pasi tha ai ‘numrat e opozitës në Kuvend do i përcajnë, do i blejnë. Ka njerëz që blihen dhe shiten’.
/a.r