Deklarata e Salsano Rrapit në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” se aktorja e njohur e portokallisë, Delinda Disha ishte larguar nga programi ‘fshehurazi’, shkaktoi mjaft zhurmë në mediat ‘online’, ndërsa së fundmi ka ardhur dhe reagimi i parë nga vetë Delinda.
“‘I dashur Salsano’ për jetën tënde e paske problem të proncohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi. Unë iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja më. Por është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’. Për sqarim”, ka shkruar Disha në postimin e fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Në këtë mënyrë aktorja ka hedhur poshtë zërat se është larguar fshehurazi duke shtuar se ka qenë zgjedhje e saj për të mos rinovuar kontratën. Nuk dihet nëse nga ana e Salsanos do të ketë një përgjigje, megjithatë këtë pritet ta zbulojmë në ditët në vazhdim.