Kontroll i rreptë në dogana, pika prodhimi dhe shitje nëpërmjet gjurmueshmërisë së kripës dhe përmbajtjes së jodit deri në mbërritjen tek konsumatori”.
Gjithçka është paralajmëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila tha se deri më tani inspektimet për të garantuar kontrollin e nevojshëm kanë qenë të pamjaftueshëm.
Për këtë arsye, ky dikaster ka propozuar edhe ndryshimet ligjore, që synojnë plotësimin e boshllëqeve që ekzistojnë aktualisht në drejtim të monitorimit të fortifikimit të kripës me jod.
Ndërkaq, kreu i Komisionit të Shëndetësisë, kërkoi që kripa e jodizuar të merret përmes ushqimeve, duke ulur në këtë mënyrë edhe kostot për përballimine sëmundjeve që shkakton mungesa e jodit në organizëm.
Studimi Demografik Shëndetësor 2017-2018 tregoi që 65% e familjeve përdorin kripë të jodizuar sipas standardeve, ndërsa sipas Manastirliut përdorimi i kripës së jodizuar ka një tendencë në rënie.
Ndërkohë që pamjaftueshmëria jodike është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve si struma dhe prapambetja mendore. SCAN