Parlamenti Europian mbështeti sot zgjedhjen e ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Europiane (BQE).
Në një votim të fshehtë, 394 deputetë të BE-së votuan pro, 206 kundër dhe 49 abstenuan.
Emërimi i Lagarde do të konfirmohet zyrtarisht nga drejtuesit e BE në samitin e tyre të ardhshëm, në datat 17-18 tetor.
Lagarde u emërua në korrik për të pasuar postin e shefit të BQE, Mario Draghi, si pjesë e një pakete të emërimeve të larta në BE.
Ajo do të jetë gruaja e parë që do të marrë këtë post.
Detyra kryesore e BQE është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në eurozonë. Për këtë syim, kërkon të ruhet inflacioni në më pak se 2%. Inflacioni ka qenë duke u ulur ndjeshëm për disa muaj.
/a.r