Çudia vazhdon me gazetaren hungareze që qëlloi me shkelma emigrantin sirian bashkë me djalin e tij në krah, teksa ky i fundit po largohej me shpejtësi për të mos rënë në duart e policisë.
Televizioni N1 e ka pushuar kameramanen nga puna për “sjellje të pahijshme”, por, tani kameramanja thotë se do ta padisë refugjatin që ajo e goditi me shkelm, pasi ai ka ndryshuar dëshminë e tij.
Sipas saj ai fillimisht ka fajësuar policinë, ka thënë ajo për mediat ruse. Kamermanja shkon edhe më larg, duke thënë se dëshiron të padisë edhe Facebookun, pasi ai nuk i ka larguar komentet kërcënuese ndaj saj.