Regjisori i famshëm amerikan David Lynch filloi të shkruajë autobiografinë e tij, e cila pritet të botohet në vitin 2017, njoftoi një shtëpi botuese Neë York.
Lynch (69 vjeçar) do të punojë me një miken e vet, gazetaren Kristin McKenna, “Life and work”, libër i cili do të mbështetet në intervistat e Lynch me miqtë, anëtarët e familjes dhe kolegët e kinematografisë.
Regjisori, i cili përveç punës në film, njihet dhe pasionin e tij për fotot, stërvitjen dhe kompozimit të muzikës, kurse krijimtaria e tij është e përcaktuar si hulumtim intuitiv në “alter ego”, te ëndrrat, frikën dhe paragjykimet, të cilat nuk janë të dukshme në shikim të parë. Intuita është përcaktuar si intelekti integral me emocionet, mendimet dhe ndjenjat.
Muzika në filmat e tij është zgjedhur me shumë kujdes dhe shpesh është e krijuar vetë për çdo film, bazuar në instalimin dhe ritmin e sekuencave të veçanta të imazheve.
Lynch e bëri filmi e tij të parë artistik në vitin 1977, frymëzuar nga përvoja e një lagje të dhunshme në Filadelfia, qytetin ku ai jetonte në fëmijëri. Filmi “Kokë për t’u fshirë” u ble sakaq prej Ben Barenholc, një nga shpërndarësit kryesore të filmave alternative. Filmi shpejt u bë një realizim kult i këtij lloji të adhuruesve të filmit.
Filmat e tij më të famshme përfshijnë “Elephant Man” (1980), “Dune” (1984), “Velvet Blue” (1986), “Wild at Heart” (1990), “Lost Highway” (1997), “Star Bulevardi” (2001 ) dhe “Inland Empire” (2006), si dhe serinë e njohur televizive “Twin Peaks”.