Një kishë ka rënë pre e një vjedhje në fshatin Palasë të Himarës. Në kishën ‘Shën Dhimitri’ është marrë një sasi parash prej 10.000 lekë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve ose autorit që ka kryer këtë akt të shëmtuar.
“Në fshatin Palasë, Himarë nga persona ende të pa identifikueshëm është vjedhur kisha e “Shën Dhimitrit” ku janë marrë një sasi parash prej 10.000 lekë”, raporton policia.
Kjo nuk është hera e parë që objektet e kultit fetar bien pre e vjedhjeve. Duke ditur se besimtarët si në Kisha edhe në Xhami lejnë para për të ndihmuar të tjerët, këto para në vend që të shkojnë aty ku e kanë vendin, vidhen nga njerëz të pa përgjegjshëm.
g.kosovari