Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur dje në Durrës.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Plepa – Golem, pranë Shkëmbit të Kavajës.
Mësohet se një automjet tip furgon ka goditur një autobus.
Si pasojë e përplasjes, 2 persona kanë mbetur të lënduar, ku njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se një defekt i autobusit dhe ndalimi i menjëhershëm i tij ka bërë që furgoni ta godasë atë më forcë duke sjellë edhe përplasjen e tyre.
Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/a.r