Teksa ndodhej në Gjirokastër për të parë gjimnazin ‘Asim Zeneli’, të rikonstruktuar plotësisht, ministri Bledi Çuçi, është takuar edhe me nënkryetaren e Bashkisë Gjirokastër, Jorida Muho.
Ai ka shpërndarë në Facebook një foto me të, teksa shkruan:
14 vite më parë ishte një prej maturanteve ekselente të gjimnazit ‘Asim Zeneli’, sot është nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër. Ju prezantoj me Jorida Muhon, vajzën e cila rikthehet në qytetin e saj pas një eksperience fantastike si arkitekte në Qipro. Nis kështu një sfidë të re, por me dyfish përgjegjësi në një qytet që siç thotë Ismail Kadare “i ka thyer të gjitha ligjet e arkitekturës dhe urbanistikës”.
Gjirokastra ka nevojë më shumë se kurrë për të rinjtë, për mentalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Le të jetë shembulli i Joridës edhe një ftesë për shumë të tjerë, që të rikthehen në vendlindje dhe të kontribuojnë në forma nga më të ndryshmet. Jo thjesht në administratën lokale, por pse jo duke hapur një biznes, duke i bërë vend vetes në një qytet të përbotshëm. P
erspektiva turistike e Gjirokastrës është e jashtëzakonshme. Kjo është parë nga viti në vit. Me investimet që kemi bërë dhe do të bëjmë në vijim, nuk do të jetë e largët dita që Gjirokastra do të shndërrohet në një pol të rëndësishëm të turizmit në jug të vendit. Urimet më të mira për Joridën!
/a.r