Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një video-mesazhi të shpërndarë në “Facebook” shkruan se Edi Rama premtoi shëndetësi falas, por se kjo ishte thjesht një gënjeshtër e madhe.
Basha shprehet se Rama është thjesht një artist hajdut, që ka harxhuar në shëndetësi 385 milionë euro të shqiptarëve.
Postimi i Lulzim Bashës:
Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk