Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas “News24”, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Shupenzës, ndërsa një prej të plagosurve, një grua, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
g.kosovari