Tirana ka siguruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, teksa ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore, duke kryesuar kështu kampionatin.
Ishte Ngo ai që hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë, teksa përfitoi nga një gabim i Koliçit.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve, ndërsa në pjesën e dytë, korçarët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 66-të me anë të Pollozhanit.
Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishin Halili dhe Hoxhallari që me golat e tyre, i siguruar triumfin e radhës 24 herë kampionëve të vendit.
Skuadra kryeqytetase merr kreun e renditjes me 10 pikë, të ndjekur nga Teuta me 8 dhe Kukësi me 7, që ka një ndeshje më pak.
Në Gjirokastër hero është Realdo Fili, i cili shënoi dy gola (53’ dhe 89’), duke zhvlerësuar golin e Xhevahir Sukaj dhe tre pikët kalojnë për Luftëtarin. Flamurtari zhytet në fund të tabelës me 0 pikë në 4 ndeshje.
Në Durrës Vllaznia dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë mes tyre me barazimin 0-0.
g.kosovari