Një mësuese e një shkolle të mesme në Kentucky të SHBA, është dënuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një nxënës, 17-vjeç.
Në gjykatë, mësuesja, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, në mbrojtje të vetes, ka thënë se nxënësi i saj ishte mjaftueshëm i rritur për ta kundërshtuar nëse nuk do të donte të kryente marrëdhënie me të.
Ajo ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me nxënësin në ambientet e shkollës, por thekson se gjithçka ka ndodhur duke pasur edhe miratimin e djaloshit.
“Kemi kryer marrëdhënie në ambientet e shkollës rreth tetë herë, por edhe ai ishte dakord, në të kundërt mund të më kishte kundërshtuar”, ka thënë ajo.
Në një proces gjyqësor, mbrojtja pretendon se studenti ishte mjaft i rritur për të kundërshtuar një marrëdhënie seksuale sipas ligjit të shtetit, që do të thotë se të drejtat e Reed sipas kushtetutës së Kentucky ishin shkelur kur ajo u arrestua, shkruan “Daily Mail”.
Departamenti i Policisë së Qarkut Oldham tha se Reed pranoi se kishte një marrëdhënie seksuale dhe seks oral me një student të mitur tetë herë në pronën e shkollës midis prillit dhe qershorit 2018.
Haley Reed, 37-vjeçe, rezulton e akuzuar edhe për përdhunim. Ajo u arrestua ën ditën e fundit të shkollës, ndërsa ishte drejtori i shkollës ai që kishte njoftuar policinë, pasi kishte zbuluar marrëdhënien e mësues me të miturin.
Gjyqi katër ditor i Reed fillon në Nëntor./Javanews
g.kosovari