Në mediat italiane është publikuar një intervistë me Aurelio Virgili, i cili ka një miqësi të ngushtë me Mauricio Sarrin dhe është djali i një ish-futbollisti të Fiorentinës. Virgili ka dhënë më tepër detaje për trajnerin aktual të Juventusit, i cili me sa duket është tifoz i ekipit të Fiorentinës.
Madje miku i Sarrit ka zbuluar edhe premtimin që ky i fundit i ka bërë, duke i dhënë fjalën se në fund të karrierës së tij do të trajnojë falas klubin nga Fierence.
Por ajo që tërheq më tepër vëmendjen nga ky rrëfim i Virgili është edhe fakti se vendimi i Sarrit për të marrë drejtimin e stolit të Juventusit nuk ka zemëruar vetëm tifozët napoletanë, pasi hatërmbetje ka pasur edhe brenda familjes së vetë teknikut italian.
Ishte pikërisht nëna e trajnerit që do i thoshte se nuk do i fliste më me gojë, në momentin kur zbuloi lajmin se Sarri kishte hedhur firmën në kontratë për Juventusin.