Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi sot se kishte krijuar një komision hetimi të brendshëm për bombardimet e spitaleve në Siri.
“Ky komision do të hetojë mbi një sërë incidentesh të ndodhura në veriperëndim të Sirisë që prej vendosjes së një zone sigurie në Idleb më 17 shtator 2018 nga Rusia dhe Turqia”, theksoi OKB në një komunikatë.
Ky hetim duhet të përcaktojë faktet për sekretarin e përgjithshëm. Nuk bëhet fjalë për një hetim kriminal dhe përfundimet e tij nuk do të bëhen publike”, theksoi zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, pa dhënë detaje për përfundimin e raportit të këtij komisioni.
“Antonio Guterres u kërkoi të gjitha palëve të japin bashkëpunimin e tyre për komisionin që do të fillojë punimet më 30 shtator”, vijon komunikata.
/a.r