Një fuoristradë tip ML ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.
Drejtuesi i cili ka qenë brenda fuoristradës në momentin e ngjarjes, ka ndaluar në kohë dhe ka dalë jashtë duke u larguar para se ajo të shpërthente dhe të digjej plotësisht.
Forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët por mjeti është djegur plotësisht. Ai ndodhet prej mbrëmjes së djeshme në vendngjarje, duke shtuar rrezikun e ndonjë aksidenti të mundshëm për automjetet e tjera që kalojë në këtë aks rrugor. /l.m