Presidenca reagoi për herë të dytë pas rrëzimit të 8 dekreteve të presidentit Meta nga parlamenti.
Për rrëzimin e dekretit të presidentit për propozimin e Petraq Milos si kryetar i KLSH-së, Këshilltari Presidencës për Mediat Tedi Blushi ironizoi kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla, për mospajtueshmërinë për kandidaturën e Milos duke krahasuar me disa prej deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë, të denoncuar nga opozita për krime të ndryshme.
Sipas bashkëpunëtorit të presidentit Meta Tedi Blushi standartet e PS-së ‘’janë pozitive dhe të paarritshme’’.
Postimi i Tedi Blushit:
Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.
Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.
Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare.