Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, ka lavdëruar portierin Petr Cech, për pritjet që bëri në takim me Bayernin në Ligën e Kampionëve.
Arsenali fitoi me rezultat 2 me 0, falë golave të Olivier Giroudit dhe Mesut Ozilit, por Wenger ka deklaruar se Cech ishte fantastik për pritjet që bëri në tentimet e Robert Lewandowski-t, Thiago Alcantaras dhe Douglas Costas.
“Ishte ndeshje me tejet kualitet. Luajtëm të disiplinuar. Të dy portierët bënë pritje të mrekullueshme. Petr Cech ishte figurë kyçe. Ai ishte inteligjent, gjithçka që po bën është klas. Aty ishin dy portierë të klasit botëror sonte”, ka thënë Wenger pas takimit, transmeton koha. net