Ylli Dylgjeri ka ironizuar me deklaratën e djeshme të analistit Fatos Lubonja i cili në një intervistë për VOA tha Shqipëria ka dështuar dhe se e vetmja zgjidhje është ikja prej saj. Dylgjeri, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facëebook, përmes një pyetje retorike të veshur me ironi tha se cdokush tashmë është i coroditur sepse nuk di kë të dëgjojë, ambasadorin gjerman Hoffman, që thotë që të mos shkojmë në Gjermani sepse do të ktheheni apo Fatos Lubonjën, që Dylgjeri e quan Hof aman aman
Më poshtë postimi i plotë:
Çoroditje…
Njerëz! Kë të degjojmë? Hoffmanin apo Hof aman amanin?
U çoroditëm sërisht këtë javë:
Te dëgjojne Ambasadorin gjerman Hoffman, apo të dëgjojme Ambasadorin e kultures Lubonja: Hoff, aman aman?
I pari del rrallë në media.
I dyti del pothuajse çdo natë.
I pari perfaqëson diplomacinë e një shteti të madh e mjaft aktiv për kulturen dhe ekonomine e këtij vendi.
I dyti sërisht mjaft aktiv, përfaqson kulturën e vet, dhe dhimbjen për këtë vend.
I pari thotë: mos ikni se ju kthejmë sërisht. Nënshtrojuni rregullave!
I dyti thote: kush rri në këtë vend është i nënshtruar!
I pari thotë: Shqiperia është vend i sigurte!
I dyti thote: Shqiperia është përsëri në një gjendje të ngjashme me luftën!!!
I pari investon për ujesjellsat në këtë vend.
I dyti thote: se të varfërit nuk kanë para për të shpërndarë ryshfete!
I pari, e të tjera, e të tjera…
I dyti: kush qëndron këtu, do të vdesë!
Njerëz!
Me thoni kë të dëgjoj…para se të vdes?
I pari ka bërë demokraci…
I dyti ka bërë burg.