Nëse jeni lodhur duke parë makina por keni frikë që ta blini për shkak se mund të bini pre e mashtrimeve nga tregtuesi apo shitësi, tashmë ka një zgjidhje fare të thjeshtë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama ka shpërndarë një lajm të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të blejnë makinë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falë programit online tashmë mund të verifikoni çdo gjë mbi makinën që doni të blini. Me anë të targës dhe shasisë ju tashmë mund të zbuloni historikun e makinë, kushtet dhe aksidentet që mund të ketë shkaktuar. Por jo vetëm kaq pasi nëse doni të blini një makinë që është pa targa mund të zbuloni edhe legjitimitetin e saj.
“Ju kanë mashtruar për kilometrazhin e makinës? Ju kanë fshehur historikun e automjetit që doni të blini? Deshironi të blini një automjet të përdorur nga importi dhe nuk dini kategorinë mjedisore? Nuk jeni i bindur mbi prejardhjen e mjetit, defektet ne prodhim, aksidenteët e pësuara, legjitimitetin e mjetit? Tani ke mundësi që të verifikosh ti vete online çdo të dhënë me shasi/targë. Burime zyrtare e referime të homologëve të DPSHTRR. Për çdo markë e model e nga çdo vend origjine. Mos bli gabim. Stop Spkelulantëve Demasko Trukimet. ” /l.m