Teksa ndajnë 14 muaj nga zgjedhjet presidenciale amerikane që do të mbahen në 3 nëntor 2020, thuajse gjashtë amerikanë në dhjetë, konfirmojnë se Donald Trump nuk meriton të rizgjidhet.
Është kjo ajo që del nga një sondazh i CNN, sipas të cilit popullariteti i presidentit pasanik është në rënie.
Vetëm 39% e amerikanëve mendojnë se Trump duhet të rizgjidhet, ndërsa pjesa tjetër është kundër një mandati të dytë të tij.
Në të njëjtën periudhë para zgjedhjeve presidenciale, në vitin 2003, 52% e amerikanëve donte që George W.Bush të rizgjidhej.
Ndërsa në vitin 2011 rreth 50% mendonin se Barack Obama e meritonte një mandat të dytë. /l.m