UEFA ka nisur menjëherë veprimet ndaj Elseid Hysajt, pas paraqitjes spektakolare të këtij të fundit në ndeshjen e mbrëmshme.
Hysaj shënoi golin e parë me kombëtaren, ndërkohë pasi foli për mediet, u lajmërua se u kërkua nga antidopingu, për të bërë provën e urinës.
Siç duket edhe UEFA nuk e ka besuar performancën e tij mbrëmë. Sakaq, Hysaj u largua nga fusha e lojës 20 minuta para mbylljes së takimit, pasi në këmbët e tij po ndihej lodhja si dhe një tërheqje muskulare. /l.m