Vetem pak minuta ka zgjatur ngazellimi i Kosoves sepse goli ne minuten e pare eshte ndjekur me pese gola nga Anglezet.
Kurse Shqiperia po i gezohet golit ne minuten e 32 te Dermakut ndaj islandes duke mbajtur ende shpresa per kualifikim.
Minuta e 32-të e takimit Shqipëri-Islandë dhe kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh. Ka qenë një harkim perfekt i Memushajt në zonë dhe aty, Kastriot Dermaku me kokë ka thyer portierin islandez duke ndezur atmosferën në “Elbasan Arena”.
Shënimi i golit ka ndezur shpresat e kombëtares, ndërsa kjo po reflektohet edhe nga lëvizjet në fushë të futbollistëve tanë. Ky avantazh ushqen shpresat e futbollistëve për një rrugëtim drejt “Euro 2020”.