Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar John R. Bolton, këshilltarin e tij të tretë për siguri nacionale, pas shumë mospajtimeve që kishin pasur, në veçanti për shkak të politikave të jashtme karshi Iranit, Koresë së Veriut dhe Afganistanit.
John Bolton, ish-ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, njihej për qëndrimet e tij kundër pavarësisë së Kosovës, prandaj mediat në Serbi e kanë përjetuar rëndë këtë vendim të presidentit Trump.
Gazeta serbe “Kurir” e ka paraqitur shkarkimin e John Bolton me kete titull: “Trump e ka shkarkuar Boltonin, kundërshtarin e pavarësisë së Kosovës, por ja çfarë ishte vendimtare për këshilltarin e presidentit Trump”.