Deputetët e Partisë Socialiste në mbledhjen e qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës kanë debatuar ashpër midis tyre. Në praninë e kryeministrit Edi Rama, nën drejtimin e Gramoz Ruçit, deputetët i janë kundërvënë kolegut Koço Kokëdhima, i cili kishte kërkuar shtyrjen e kongresit. Ja disa nga debatet midistyre:
Gramoz Ruçi: Vjen këtu para gjithë këtyre burrave dhe grave të nderuara dhe na thua se e kam bërë natën ditë, por koha nuk na del pëpr të organizuar partinë dhe për të mbledhur kongresin në janar. Kush je ti qe del mbi vendimet e asamblesë? Këtë që kërkon të bësh ti nuk e ka bërë asnjë kryetar në Partinë Socialist dhe asnjë deputet. Askush nuk ka dalë mbi vendimet e Asamblesë Kombëtare. Ti bën sikur ke shumë punë, por nuk ke bërë asgjë. Ke shkelur çdo afat statur për zgjedhjet. Kush je ti që ke marrë vendim për shtyrjen e afatit?
Koço Kokëdhima: Në Vlorë, por edhe në Gjirokastër, ka pasur shumë prooblem në Partinë Socialiste, klane që kishin bllokuar hapjen e partisë dhe që drejtonin punësimet dhe gjithçka. Unë kam punuar shumë në zonë, por koha nuk del që të plotësoshet kalendari.
Gramoz Ruçi: Por nuk është vetëm kjo, më e rëndëpsishmja është marrëdhënia që ti ke vendosur në rajonin tënd. Ti vendos vetë, emëron vetë, përcakton vetë. Por fundja do të vijë kjo situatë, sepse ty të kanë bojkotuar të gjithë deputetët. Se ti deputetët nuk i bën pjesë të grupeve të punës.
Valentina Leskaj: Jam dakord me çfarë thotë Gramozi. Ti nuk bashkëpunon me ne, nuk hap telefonin. Ti edhe kur ke mbledhje te zona ime elektorale nuk e thua.
Fatmir Toçi: Ty more zotëri nuk të do njeri dhe këtë duhet ta kishe kuptuar prej kohësh, edhe pse partinë e kemi vënë në dijeni. Ti e quan veten kryeministër të jugut, por me këtë mentalitet dhe mënyrë sjelljeje po e merr më qafë jugun.