Pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016, revista e famshme France Football shpreh dëshirën që kuqezinjtë të bien në një grup me Francën pritëse, madje kjo të jetë edhe ndeshja e hapjes e kampionatit.
Jo sepse e konsideron si ndeshje, të lehtë, por për tri “arsye” të tjera:
1. Më 1998, kur Franca organizonte për herë të fundit një kompeticion, ndeshja e hapjes ishte kundër Algjerisë, fituar 3-0, dhe një ish-lojtar i Marsejës, Pierre Issa shënoi autogol. Edhe Shqipëria e sotme e ka një ish-marsejez, kapitenin Lorik Cana.
2.Shqipëria ka dy lojtarë që luajnë me Nantën, një qytet fatsjellës për blutë.
3. Shansi për hakmarrje për dy takimet e fundit, barazim në Rennes dhe fitore për Shqipërinë në Elbasan. Asnjë nga skuadrat e tjera të grupit nuk i mori këto rezultate Francës, ndonëse ishin pa vlerë pikësh.