Klubi i Partizanit ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku mohon të ketë ndonjë borxh ndaj ish-futbollistit të të kuqve, Bledi Shkëmbi, aktualisht kapiten i Skënderbeut.
Lojtari pretendon se Partizani i ka borxh 14.5 milionë lekë.
“Klubi kërkon të sqarojë mbarë opinionin publik se në zyrat e organit të vetëm të futbollit në vend, FSHF, nuk ekziston asnjë dokument i tillë ku të vërtetojë borxhin financiar që Shkëmbi pretendon se Partizani i detyrohet atij. Drejtori i Përgjithshëm mirëpret lojtarin në çdo orë të ditës në selinë e klubit, për t’u qartësuar në lidhje me pretendimet që Shkëmbi ngre pothuajse në çdo sezon futbollistik pikërisht vetëm kur përballet me Partizanin”, thuhet në deklaratën e të kuqve.