Ilir Daja mund të jetë trajneri i ri i Tiranës, duke pasuar në detyrë Shkëlqim Muçën, i shkarkuar pas barazimit 1-1 me Flamurtarin. Bardheblutë drejtohen nga dyshja e ndihmëstrajnerëve Egbo dhe Gvozdenoviç deri në emërimin e trajnert të ri dhe Daja është në krye të listës së dëshirave. 49-vjeçari ka fituar dy tituj në karrierën e tij, me Elbasanin më 2006 dhe Dinamon më 2010. Ka drejtuar edhe Besën, ndërkohë që ka kryer më parë edhe funksionin e drejtuesit të akademisë së Dinamos.