Pritet që Bashkimi Evropian të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën javën e ardhshme, duke e hapur rrugën për integrim të Kosovës në bllokun e 28 vendeve evropiane, kanë thënë mbrëmë zyrtarët.
Ky veprim, që po ashtu shihet si ndihmesë për afrimin e mëtejmë të Serbisë me BE-në, mund të shkaktoj shqetësim në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, që kanë probleme me lëvizjet e brendshme separatiste.
Spanja, Qiproja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, .
Por, kjo nuk i ka parandaluar ato që në të kaluarën ta japin autorizimin e tyre për fillimin e negociatave të BE-së me Kosovën, që ka ndihmuar në uljen e tensioneve nacionaliste në Ballkan, raporton Rel.
Kosova i ka përfunduar bisedimet me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, në korrik të vitit 2014, që paraqet një hap në rrugën kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që mund të bartë me vete përfitime ekonomike.
Zyrtarët thanë se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini, dhe Johannes Hahn, komisionar për politikën evropiane të fqinjësisë dhe për negociata për zgjerim, javën e ardhshme do ta nënshkruajnë MSA-në me Kosovën, thanë zyrtarët.
Ajo do të bëhet fuqiplotë vitin e ardhshëm.
“Nënshkrimi i marrëveshjes do ta riforcojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe do të ndihmoj në stabilizimin e brendshëm”, tha një zyrtar i BE-së.
Lajmi.net